Shëndet

Mënyra të thjeshta për t’u përballur me simptomat pas Covid-19


Ilustrim

Simptomat e Covid-19 siç dihen tashmë janë: lodhja, përgjumësia, vështirësia në përqendrim dhe në kujtesë.

Por çfarë ndodh pasi ju keni kaluar Covid-19 dhe problemet shëndetësore vazhdojnë të ju mundojnë.

Këto janë disa këshilla të cilat mund të i’u ndihmojnë:

Vetë-izolimi

Është e rëndësishme që të vet-izoloheni për disa ditë pas shërimit të Covidit, pasi trupi juaj është i dobët dhe shanset për të kapur sëmundje tjera janë më të larta.

Pushoni

Pushimi i duhur është me të vërtetë i rëndësishëm për shërimin, pasi trupi juaj lufton infeksionin. Trupi dhe mendja kanë nevojë për pushim që të rikuperohen më shpejtë. Mundohuni të relaksoheni, shmangni kalimin e kohës duke parë televizion ose duke qëndruar në telefon dhe në vend të kësaj bëni joga, meditim, ushtrime të frymëmarrjes, pasi do ju ndihmojnë për të qëndruar të qetë dhe për tu ndjerë më mirë. Dëgjimi i muzikës, mund të ndihmojë shumë për t’u çlodhur. Shmangni stresin dhe stërvitjet e rënda pasi trupi juaj është i dobët dhe ende ka nevojë të rimëkëmbet.

Gjumi

Gjumi i mjaftueshëm është thelbësor për shërimin pasi i jep mendjes dhe trupit pushim. Një rutinë para gjumit, mund të jetë shpëtim. E gjithë çfarë duhet të bëni është të shmangni kafeinën para gjumit, mbajeni telefonin larg ndërsa shkoni në shtrat dhe shmangni ngrënien e ushqimeve në orët e vona.

Ushqimi

Mbani një dietë të shëndetshme. Sigurohuni që të hani të gjithë elementët ushqyes si vitamina, proteina, karbohidrate, fibra etj. Pini ujë mjaftueshëm për të qëndruar i hidratuar. Dehidrimi është një arsye tjetër për shëndet më të dobët.

Mbani nivelet e aktivitetit të ulëta

Mundohuni të mos bëni aktivitete të rënda pasi ato kërkojnë energji dhe trupi juaj është ende i dobët. Mos bëni punë që ka nevojë për forcë mendore dhe fizike. Largohuni nga puna gjithashtu dhe përqendrohuni te pushimi dhe vetë-izolimi derisa të shëroheni plotësisht.

Argëtohuni

Bëni disa aktivitete argëtuese që relaksojnë mendjen dhe trupin tuaj. Mund të lexoni romanin tuaj të preferuar, të shikoni seritë tuaja të preferuara dhe të dëgjoni muzikë, por me pushime të rregullta dhe për periudha të shkurtra. Gjithashtu mund të bëni aktivitete të vogla që do t’ju bëjnë aktivë. Pas çdo aktiviteti ndaloni dhe qetësoni mendjen tuaj, provoni frymëmarrjen ose teknikat e relaksimit.

Rutina e përditshme

Rutina ndihmon shumë për t’u stabilizuar. Ngadalë, kthehuni në rutinën tuaj normale. Mos u stresoni për punën pasi kërkon energji. Pas një kohe, do të ndiheni më mirë dhe mund të vazhdoni të ndiqni stilin e jetës tuaj, të shkoni në punë, të bëni stërvitje apo çfarëdo qoftë aktiviteti juaj i përditshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore