Sport

Menaxheri i Insigne-s paralajmëron Napolin


Futbollisti i Napoli-t, Lorenzo Insigne, ka hyrë në vitin e fundit të kontratës dhe vazhdimi i bashkëpunimit mes palëve disi ka ngecur.

Insigne po kërkon një pagë prej 5 milionë euroëve plus bonuset, ndërsa klubi i Napolit i ka ofruar 3.5 milionë.

Na kjo situatë e krijuar, Insigne do të mbetë si lojtar i lirë në fund të sezonit, i cili në muajin shkurt ka të drejtë të negociojë me ndonjë klub tjetër.

Lidhur me këtë gjë ka folur edhe menaxheri i tij, Vincenzo Pisacane, i cili ka thënë se oferta e Napoli-t nuk është e kënaqshme për agjentin e tij.

“Oferta e De Laurentiis nuk është e pranueshme dhe nuk respekton aspak kontributin e Insignes” tha fillimisht Vincenzo Pisacane.

“Nga janari ai është i lirë, megjithatë ne kemi vendosur që gjithë janarin t’i japim kohë klubit të Napolit, për të gjetur një zgjidhje që kënaq të gjithë palët”, shtoi ai.

“Nëse kjo zgjidhje nuk do të vijë, atëherë nga data 1 shkurt, do të shqyrtojmë ofertat që na vijnë, për të zgjedhur më të mirën”, deklaroi menaxheri i Insignes.

Pra, në rast se Napoli nuk vendos të kënaq ofertat e futbollistit të tij, atëherë më ai do të jetë lojtar i lirë në qershorin e ardhshëm.

Kujtojmë që 30 vjeçari është produkt i akademisë së klubit të Napolit, i cili deri më tani numëron 414 paraqitje me fanellën e kaltër, prej të cilave ka shënuar 114 gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore