Kosova

Me thirrjen “Traumë, jo lojë” protestojnë gjimnazistët në Prishtinë


Me thirrjen “Traumë, jo lojë”, gjimnazistët e Prishtinës kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Nxënësit e gjimnazeve “Sami Frashëri”, “Xhevdet Doda”, dhe “Ahmet Gashi”, kanë marshuar sot pas një ngacmimi që ka ndodhur ndaj një të miture nga dy të mitur tjerë në një shkollë të Prishtinës.

Nxënësit mbanin parulla në duar duke bërë thirrje për “Edukim seksual”.

Këtij marshi protestues iu ishte bashkuar edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga,

Lëndina Balaj nxënëse në gjimnazin “Xhevdet Doda”, ka thënë se është koha me e ngrit zërin kundër ngacmimeve.

“Duke marrë parasysh ngacmimet dhe abuzimit seksuale që janë duke ndodhur çdo ditë dhe sidomos në shkolla, është koha me e ngrit zërin duke i përfaqësuar personat që nuk kanë mundur me fol dhe është koha që gjithë së bashku me një fjalë me tregu që nuk është lojë është truam”, tha ajo.

Nxënësit kërkuar që të rritet numri i psikologëve nëpër shkolla, duke ndikuar në parandalimin e sulmeve seksuale.

“Me këtë protestë ne sot në emër të nxënëseve duhet t’i shtrojmë dy kërkesa kryesore ndaj institucioneve përkatëse. Këto dy kërkesa janë: Futja e edukimit seksual në kërrikullin e shkollave tona, kërkesa e dytë është për psikologët në shkolla. Shumica prej shkollave tona kanë psikolog edhe pse realisht kanë psikolog, ato realisht nuk kanë sepse psikologu nuk është kurrë aty”, tha Ene Aliu, nxënës i gjimnazit “Sami Frashëri”.

Një protestë e ngjashme është mbajtur edhe të hënë, ku organizatorët kanë kërkuar siguri për vajzat në shkolla.

Debati për futjen e lëndës seksuale si lëndë në shkolla është rikthyer në publik, pas pas publikimit të një videoje, ku shihen dy djem duke ngacmuar një vajzë të mitur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore