Lajme

Mbrojta e Thaçit kërkon leje për të apeluar mbi ligjshmërinë e ZPS-së


Hashim Thaçi, ish-Presidenti i Kosovës

Mbrojta e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar leje për të apeluar mbi vendimin e mocionit për sfidimin e ligjshmërisë së Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe gjykatës, si dhe për pretendimet e shkeljeve të drejtave kushtetuese.

Certifikimi për apelim është kërkuar për tetë çështje, ashtu siç bëhet e ditur në shkresën e publikuar në faqen zyrtare të gjykatës.

Një nga çështjet e para është se nëse konstatimi i gjyqtarit paraprak, se mandati kohor i Dhomave të Specializuara dhe ZPS-së nuk ka skaduar, minohet nga dështimi i tij për të marrë në konsideratë ose për të ofruar ndonjë arsyetim të mjaftueshëm në lidhje me synimin legjislativ të Kuvendit.

Çështja e dytë është se nëse gjyqtari i procedurës paraprake gaboi në përfundimin se çështja e mandatit të përkohshëm të Dhomave të Specializuara së ishte “vendosur nga SCCC” në mungesë të ndonjë arsyetimi të mjaftueshëm, dhe në një mënyrë në jokonsistente me Nenet 113 dhe 144 të Kushtetutës, të cilën gjyqtari i procedurës paraprake dështoi t’i merrte parasysh plotësisht.

Tutje, thuhet se çështje është nëse gjyqtari i procedurës paraprake gaboi thjesht duke hedhur poshtë parashtrimet e Mbrojtjes se pse Ligji i Dhomave të Specializuara krijon një “gjykatë të jashtëzakonshme” në bazë të një konstatimi të mëparshëm se Dhomat e Specializuara ishte themeluar me ligj, duke dështuar në adresimin e substancës së argumenteve të mbrojtjes.

 

David Hooper, avokati kryesor i Hashim Thaçit

“Nëse Gjyqtari i Procedurës Paraprake gaboi duke dështuar në përfshirjen ose ofrimin e arsyetimit të mjaftueshëm në lidhje me çështjet e ngritura nga Mbrojtja në lidhje me të drejtën e z. Thaçi për t’u gjykuar nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, duke u mbështetur gabimisht në jurisprudencën e pazbatueshme të GJEDNJ-së, dhe duke mos konsideruar plotësisht nëse “të marra në mënyrë kumulative, këto karakteristika çojnë në përfundimin e pashmangshëm se Dhomat e Specializuara strukturisht nuk arrin të përmbushë nenin 6 të kërkesave të KEDNJ -së”, thuhet se është çështja tjetër.

Tutje, si çështje e parashtruar është se nëse ishte e hapur për një gjyqtar të arsyeshëm të procedurës paraprake të gjej se kërkesa e pavarësisë dhe paanësisë nuk funksionon për të kufizuar ndërhyrjen me Prokurorin Special, veçanërisht duke pasur parasysh se kjo bie ndesh me nenet 109  dhe 2 të Kushtetutës.

Ndërkaq, çështja e parafundit është lidhur me të drejtën për t’u gjykuar brenda një afati të arsyeshëm, se nëse gjyqtari i procedurës paraprake gaboi në konstatimin se periudha përkatëse filloi vetëm më 17 nëntor 2019, duke miratuar një interpretim gabimisht kufizues të ligjit përkatës të GJEDNJ -së.

“Nëse Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka gabuar në vlerësimin e shkeljes së prezumimit të pafajësisë të Thaçit në lidhje me vetë Raportin e Marty, duke dështuar në këtë mënyrë të angazhohet me parashtrimet e Mbrojtjes që shkelja rrjedh nga Dhomat e Specializuara që përcaktohet në lidhje me një raport i cili dënon të akuzuarit”, thuhet në çështjen e fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore