Lajme

Mbështetësit e Trump-it rrethojnë shtëpinë e bastisur nga FBI-ja


Grumbuj mbështetësish të ish-presidentit amerikan Donald Trump mbërritën në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago të Florida-s.

Kjo, pasi u zbulua se FBI-ja po kontrollonte kasafortën e Trump-it si pjesë e një hetimi nëse ai kishte marrë të dhëna të klasifikuara nga Shtëpia e Bardhë në rezidencën e Florida-s.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia franceze “AFP”.

Trump pohoi se agjentët kishin hapur një kasafortë në shtëpinë e tij dhe e përshkroi punën e tyre si një ‘bastisje të paparalajmëruar’ që ai e krahasoi me ‘sjellje të pahijshme të prokurorisë’.

Bastisja në shtëpinë e Trump përfaqëson një përshkallëzim dramatik dhe të paprecedentë të kontrollit të zbatimit të ligjit të ish-presidentit.

Shumë nga mbështetësit u indinjuan nga bastisja dhe një turmë u mblodh jashtë shtëpisë së tij në Florida për të treguar mbështetjen e tyre për Trump-in.

Mbështetësit mbanin parulla dhe pankarta pro-Trump, duke përfshirë ato për një fushatë të supozuar të vitit 2024.

Njëri prej tyre u identifikua publikisht si anëtar i ekstremit të djathtë “Proud Boys”.

Bastisja në shtëpinë e Trump-it intensifikon hetimin disamujor se si dokumentet e klasifikuara përfunduan në më shumë se një duzinë kuti të vendosura në Mar-a-Lago në fillim të këtij viti.

Zëdhënësja e Departamentit të Drejtësisë, Dena Iverson nuk pranoi të komentojë mbi kërkimin, përfshirë pyetjen nëse Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland e kishte autorizuar personalisht atë.

Arkivi Kombëtar tha se Trump duhet ta kishte dorëzuar atë material pas largimit nga detyra dhe i kërkoi Departamentit të Drejtësisë të hetonte.

FBI bastis rezidencën e Trump-it për dokumente të klasifikuara

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore