Lajme

Mali i Zi/ RTCG: Arrihet marrëveshja në parim për Qeverinë e re


Ndërtesa e Qeverisë së Malit të Zi

Përfaqësuesit e Lëvizjes Qytetare URA, Partia Popullore Socialiste (SNP) dhe partitë e pakicave kanë arritur në parim një marrëveshje që pozita e kryeministrit në qeverinë e pakicës në Mal të Zi, t’i takojë lëvizjes URA, ndërsa pozita e zëvendëskryeministrit SNP-së dhe Partisë Boshnjake.

Përveç arritjes së marrëveshjes në parim për pozitat e kryeministrit dhe zëvendëskryeministrave, është diskutuar mes palëve edhe për dikasteret qeveritare, thotë RTCG sipas burimeve të saja jozyrtare.

Sipas këtyre pretendimeve, SNP mund të ketë Ministrinë e financave, Shëndetësisë, Bujqësisë, Arsimit dhe një ministri tjetër, si dhe pozitën e kreut të parlamentit.

Partitë e pakicave duhet të mbulojnë Ministrinë e Investimeve Kapitale, Shoqërisë Informative, të Drejtave të Njeriut dhe Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ndërtesa e Qeverisë së Malit të Zi

Kurse thuhet se është gjithashtu një opsion që ministri i jashtëm i ardhshëm të jetë diplomat karriere.

Në pushtetin e ri ekzekutiv, sipas marrëveshjes në parim, një pjesë e kabinetit qeveritar do ta përbëjnë personalitete jopartiake.

Ndërsa në strukturën përfundimtare, Qeveria do të kishte gjithsej 18 ministri dhe tre nënkryetarë.

Nga ana tjetër presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, të premten e 25 shkurtit ka filluar konsultimet për mandatarin për përbërjen e Qeverisë së re me partitë politike.

Ato pritet të rifillojnë më së largu të hënën e 28 shkurtit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore