Sport

Lewandowski fiton Këpucën e Artë


Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, është shpallur fitues i Këpucës së Artë për sezonin 2020/21.

Ai e fitoi këtë çmim pasi që sezonin që lamë pas, realizoi 41 gola në Bundesligën e Gjermanisë, me klubin e tij Bayrn Munich.

Me këtë numër të golave, ai gjithashtu theu rekordin e Gerd Muller, i cili kishte shënuar 40 gola në Bundesliga, gjatë sezonit të largët 1971/72.

Pas ndarjes së çmimit, Lewandoëski u shpreh i lumur, teksa shtoi se kjo ishte meritë e gjithë klubit të tij.

“Ky është çmimi për punën time dhe të ekipit. Momentalisht nuk po mendoj për çmim tjetër, sepse ne sapo kemi filluar sezonin dhe nuk po luaj për këto çmime”, u shpreh Lewandowski.

Kujtojmë që sulmuesi polak, është njëri nga kandidatët kryesorë për të fituar edhe Topin e Artë në këtë sezon.

Ai po kalon një formë fantastike, i cili që nga sezoni 2019/20, ka arritur shifrën e 112 golave në të gjitha garat, duke lënë prapa në vendin e dytë Cristiano Ronaldo-n dhe Kylian Mbappe-n, me nga 76 gola.

Ndryshe Lewa ka shënuar në total 497 gola me klubet e Bayern Munich, Borussia Dortmund, Lech Poznan dhe Znicz Pruszkow, si dhe ka arritur shifrën e 72 golave me kombëtaren e Polonisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore