Sport

Lista e Spanjës për ndeshjen përballë Kosovës


Spanja, e cila bën pjesë në grup me Kosovën në kuadër të kualifikueseve për botërorin “Qatar 2022”, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e shtatorit.

Piërisht njërën nga ndeshjet e shtatorit, ata do ta luajnë në “Fadil Vokrri”.

Më 8 shtator, iberikët udhëtojnë për në Prishtinë për t’u përballur me të përzgjedhurit e Bernard Challandes.

Trajneri Luis Enrique, ka zgjedhur listën e futbollistëve të cilët do të luajnë në kryeqytet.

Në portë: Unai Simon, David De Gea, Robert Sanchez.

Në mbrojtje: Jordi Alba, Jose Gaya, Cesar Azpilicueta, Marcos Llorente, Eric Garcia, Aymeric Laporte, Inigo Martinez, Raul Albiol.

Në mesfushë: Sergio Busquets, Rodri, Koke, Mikel Merino, Carlos Soler, Brais Mendez.

Në sulm: Pablo Fornals, Pablo Sarabia, Ferran Torres, Adama Traore, Alvaro Morata, Gerrard Moreno, Abel Ruiz.

Përveç Kosovës, Spanja përballet edhe me Suedinë e Gjeorgjinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore