Sport

Lionel Messi gjen golin e parë, Paris-i fitoren e madhe përballë City-t


Paris Saint-Germain ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen kryesore të grupit A.

Në një ndeshje të dominuar nga Manchester City me mundësi, Paris-i bëri dy goditje të mëdha, nga një herë në secilën pjesë.

Fillimisht, në minutën e tetë, pas një kaosi në zonë, përfitoi Idrissa Gueye.

Më pas, City kishte shumë mundësi, por skuadra e Guardiola-s shpërdoroi ato.

Ishte Donnarumma ai që bëri shumë pritje, por kishte edhe nga ato raste kur shtylla e ndihmoi Paris-in.

Njëjtë vazhdoi edhe pjesa e dytë, me City-n që kishte dominimin, e me Paris-in që kërkonte të rrezikonte me kundërsulme.

Taktika e tyre u shpërblye 20 minuta para fundit, me Lionel Messi-n që më në fund gjeti lavdinë me fanellën parisiene.

Në një kundërsulm të shpejt, Messi kombinoi shumë mirë me Mbappe-n.

Topin e lënë nga Mbappe pak jashtë zonës, Messi e shfrytëzoi shumë mirë, duke shënuar një super gol.

Deri në fund, asgjë nuk ndryshoi, me Paris-in që morri një fitore të artë së bashku me “çlirimin” e Messi-t.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore