Sport

Liga e Konferencës/ 7 ekipe shqiptare zbresin në fushë në xhiron e parë të kualifikimeve


Xhiroja e parë e kualifikimeve në garën e tretë për nga rëndësia të UEFA-s, Liga e Konferencës, fillon sot, më 13 korrik.

Janë shtatë ekipe shqiptare që do të nisin këtë rrugë të kualifikimeve në këtë garë, derisa të martën e kaluar edhe tre kampionët: Partizani nga Shqipëria, Ballkani nga Kosova dhe Struga nga Maqedonia e Veriut, ishin ekipet tjera që luajtën në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Nga Shqipëria do të luajnë në raundin e parë të kualifikimeve në Conference Leauge: Vllaznia dhe Egnatia.

Nga Kosova marrin pjesë: Dukagjini dhe Gjilani, ndërsa nënkampioni, Drita, do t’i nis kualifikimet nga xhiroja e dytë.

Kurse nga Maqedonia e Veriut marrin pjesë: Shkëndija e Tetovës dhe Shkupi.

Ndeshjet e ditës për ekipet shqiptare:

Ararat – Egnatia 17:00

Dukagjini – Europa 19:00

Hegelman – Shkupi 19:00

Niederkorn – Gjilani 19:30

Tirana – Dinamo 20:00

Shkëndija – Haverforduest 20:00

Linfilld – Vllaznia 20:45

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore