Sport

Leipzig-u i vendos çmim Nagelsmann-it


Sport Bild raporton se Bayern Munich-u kërkon të afrojë trajnerin e RB Leipzig-ut. Por, këta të fundit kërkojnë 10 milionë euro, për të zgjidhur kontratën me teknikun e tyre.

33-vjeçari ka kontratë me Leipzig-un deri në 2023. Dhe po deri në 2023, Hansi Flick, tekniku i Bayern-it është nën kontratë me bavarezët.

Por, situata e stolit të Kombëtares së Gjermanisë, duket se do preki edhe dy klubet e mësipërme. Deklarata e Joachim Low-it që pas Euro 2020, do të tërhiqet nga Kombëtarja, po trazon jo pak ujërat në Gjermani.

Flick shihet si kandidati më i mundshëm për të zëvendësuar Low-in, pasi që edhe më herët ka qenë për gati tetë vite, ndihmësi i tij te Kombëtarja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore