Sport

Leipzig konfirmon nënshkrimin me talentin e Ajax-it


Skuadra gjermane e RB Leipzig-ut ka kryer një lëvizje të herëshme në merkaton e verës. Klubi ka njoftuar se ka nënshkruar me sulmuesin 19-vjeçar të Ajax-it, Brian Brobbey. Lojtari do u bashkohet gjermanëve pas përfundimit të këtij sezoni.

Kontrata e Brobbey-t skadon në qeshor dhe ai refuzoi nënshkrimin e një kontrate të re me holandezët.

Mino Raiola është agjenti i lojtarit dhe arsyeja për një lëvizje të tillë. Shpresa mbetet që Brobbey në Bundesligë të ndjek hapat e sulmuesit tjetër që është pjesë e lojtarëve nën menaxhimin e Raiola-s, Erling Haaland-it.

Një gabim nga skuadra e Ajax-it, në listën që i dorëzuan UEFA për lojtarët që do të luanin në Europa Ligë, bëri që Sebastian Haller-i të mbetejë jashtë kësaj liste. Vendin e francezit e mori Brobbey, që shënoi dhe asistoi nga një herë në ndeshjen kundër Yound Boys-it.

Leipzig-u dhe Brobbey kanë një marrëveshje e cila e mban lojtarin të lidhur me klubin deri në qeshor të 2025 dhe klubi shpreson që ta ketë gati për sezonin 2021/22.

Golat e Timo Werner-it nuk janë zëvendësuar akoma nga Alexander Sorloth-i dhe Hwang Hee-Chan-i, që kanë shënuar vetëm gjashtë gola ketë sezon. Ndaj klubi beson se Brobbey do të jetë zëvendësuesi ideal i Werner-it.

“Ai është një lojtar i ri, i zhdërvjellët dhe i sigurtë, ai është profil që i përshtatet Leipzig-ut në mënyrë të përsosur”, tha drejtori sportiv i klubit, Markus Krosche.

“Ai kohët e fundit ka provuar vlerën e tij ndërkombëtarisht me Ajax-n dhe kishte ofera nga klube të tjera europiane. Ne jemi të kënaqur që na ka zgjedhur ne”, shtoi Krosche.

Brobbey në janar ishte i lidhur dhe me një kalim te Manchester United-i, por gjithsesi lojtari e bëri të qartë që ishte i lumtur që po shkonte në Leipzig.

“Leipzig-u është një klub i shkëlqyer dhe Julian Nagelsmann-i është një trajner i ri shumë i mirë”, tha Brobbey.

“Unë mund të mësoj shumë prej tij”.

“Unë me të vërtetë dua të bëj debutimin tim dhe të bëj çmos për të mbajtur Leipzig-un në rritje”, përfundoi 19-vjeçari.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore