Sport

Leipzig kërkon trajner të ri, Schmidt është emri i dëshiruar


Skuadra e Red Bull Leipzig ka shkarkuar nga detyra trajnerin e tyre Jesse March, i cili pati një fillim të sezonit aspak të mirë, ku në tri ndeshjet e fundit, ka pësuar po aq humbje.

Tani gjermanët janë duke kërkuar për një trajner të ri për ta zëvendësuar March-in dhe emri më i dëshiruar për drejtuesit e klubit, është ai i trajnerit të PSV Eindhoven, Roger Schmidt.

Schmidt është emër i njohur për pronarët e Leipzig-ut, pasi që ai ka drejtuar skuadrën e Salzburg-ut (e cila është në pronësi të tyre) mes viteve 2012 dhe 2014.

Gjithashtu Schmidt ka njohuri për futbollin gjerman, pasi që në të kaluarën ai ka drejtuar klubin e Bayer Leverkusen.

Ai po kalon momente shumë të mira me PSV Eindhoven, i cili gjendet në krye të klubit që nga prilli i vitit të kaluar.

Eindhoven aktualisht pozicionohet në vendin e tretë në tabelën e ligës holandeze, me dy pikë më pak se Ajax-i i vendit të parë.

Ndërsa, sa i përket klubit të Leipzig, ata kanë pasur një nga sezonet më të dobëta në vitet e fundit, ku pas 11 javëve të luajtura, pozicionohen në vendin e 11-të, me 18 pikë.

Ndërsa drejtuesit e Leipzig-ut po kërkojnë të nënshkruajnë më Schmidt, drejtimin e skuadrës aktualisht do ta ketë Achim Beierlorzer, i do të jetë në rolin e trajnerit për ndeshjen ndaj Manchester City-t në Ligën e Kampionëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore