Sport

Leicester City, në garë për shërbimet e Jesse Lingard


Ish-kampioni i Anglisë, Leicester City, ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit të krahut Jesse Lingard.

Bëhet e ditur se Leicester është e gatshme t’i paguaj Manchester United deri në 10 milion euro për shërbimet e 28-vjeçarit në fund të këtij sezoni.

Lingard, muajin e shkuar u huazua te West Ham United, deri në fund të këtij edicioni, dhe ekipi londinez e ka opsionin e blerjes së tij.

Sulmuesi anglez deri më tani me West Hamin po bënë paraqitje fantastike, ku në pesë ndeshje e para, ka realizuar tre gola.

Lingard ka kontratë me Manchester United deri në qershor të vitit 2022, dhe këtë sezon ka tri gola dhe një asistim me “Djajtë e Kuq” në të gjitha garat.

Ai gjatë karrierës ë tij me Manchester United, ka realizuar 210 paraqitje duke shënuar 33 gola.

Ai gjithashtu ka pasur edhe 24 paraqitje zyrtare me kombëtaren e Anglisë, ku ka shënuar katër gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore