Lajme

LDK paralajmëron krizë më të thellë energjetike – propozon disa pika për përmirësimin e gjendjes


Besian Mustafa dhe Hykemete Bajrami nga LDK-ja.

Dy deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa dhe Hykmete Bajrami kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës për situatën aktuale me energji elektrike.

“Kjo qeveri e papërgjegjshme nuk bënë asgjë për të përballuar krizën, prandaj propozojmë një plan ku do të ketë efekt të menjëhershme dhe afatgjatë në uljen e shpenzimeve për qytetarët dhe kompanitë dhe stabilitetin afatgjatë te furnizimit për energji në vendin tonë”, ka thënë Mustafa.

Përmes disa pikave partia në opozitë konsideron se mund të përmirësohet situata aktuale.

“Qeveria e Kosovës duhet të bëjë përgatitjet financiare me kohë dhe të njëjtat t’i koordinojmë me institucionet publike energjetike vendore për të siguruar kështu furnizimin e rregullt me energji elektrike, heqja e tarifave diskriminuese nga ZRRE-ja”.

Ndërkaq sipas Bajramit KEDS-i, KESCO dhe KOSTT-i janë të zhytur në borxhe.

“Tarifat duhet ta ngarkojnë koston tek secili sipas konsumit të tyre të energjisë prandaj në vazhdimësi LDK-ja kërkon rishikimin e plotë të tarifave aktuale dhe përshtatjen e tyre me qëllim të praktikës eliminuese ndaj praktikës kosovare”.

Besian Mustafa, LDK.

Nga LDK-ja, është kërkuar të thellohet edhe procesi i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Ka 10 vite që Shqipëria dhe Kosova kanë marrëveshje për përkrahje ndaj njëra tjetrës, kjo formë e praktikës duhet të zgjeruar dhe të themelohet bursa energjetike Kosovë-Shqipëri”.

Ndërsa kanë thënë se “LDK zotohet të përkrah çdo nismë për të përshpejtuar këtë proces”.

Të pyetur për takimin me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë thënë se nuk do të flasin deri në momentin që përfundon ky  takim.

“Takimi nuk ka ndodh ende nuk ka ndodhur ende në momentin që përfundon takimi unë jam sigurt se LDK-ja do të bëjë publike të gjitha diskutimet. Ne nuk kemi asnjë paragjykim sa i përket takimit e thash edhe më herët nuk do të spekulojmë”, deklaroi Bajrami.

Hykmete Bajrami, LDK.

Ndryshe, kriza energjetike në Kosovë është shkaktuar për shkak të pamundësisë financiare së Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovës (KEDS) për të blerë energji nga jashtë.

Njoftimi për ndërprerjen e energjisë elektrike në periudha të ndryshme, është protestuar ashpër dhe masivisht nëpër rrjete sociale nga qytetarët, prandaj qeveria e ka trajtuar me urgjencë situatën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore