Sport

Laporta: Do të bëj gjithçka për Messi-n


Të mërkurën në orën 18:00, Laporta u prezantua si president i Barcelona-s.

Të pranishëm në inaugurimin e presidentit ishin shumë lojtar të Barcelona-s, përfshirë edhe kapitenin, Lionel Messi.

Që nga vera e vitit të kaluar, kur Messi nuk ishte i sigurt rreth të ardhmes së tij dhe donte të largohej, zërat e merkatos nuk janë ndalur.

Në fakt, sipas shumë raportimeve, argjentinasi ende nuk ka vendosur asgjë rreth të ardhmes.

Në inaugurimin e tij, Laporta tha:

“Do të bëjë gjithçka për Messi-n”.

“Gjithçka që ai të qendroj”, u shpreh presidenti i ri, “do provojmë sepse ai është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave”.

Laporta pastaj i tha më fal Messi-t.

“Më fal që po të them këtu para të gjithëve, por ti e di sa shumë të dua dhe sa shumë dua që ti të qëndrosh”.

Argjentinasi reagoi me një buzëqeshje ndaj komenteve të presidentit.

Çfarë do sjellë e ardhmja për Messi-n, mbetet për t’u parë në verën e këtij viti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore