Lajme

Sonda Perseverance ulet në Mars


“Përshëndetje Tokë. Kjo është pamja e parë e shtëpisë sime të përjetshme”.

Ky është mesazhi i parë që sonda Perseverance ka sjellë pas uljes në Mars.

Sonda më e sofistikuar në historinë e NASA-s, ka zbritur zyrtarisht në planetin e kuq, për të ndjekur misionin e saj.

Pjesa kryesore, do të jetë eksplorimi i kraterit Jezero. Mendohet se një liqen ka qenë i pranishëm aty 3.9 miliardë vite më parë.

Imazhe të pa ekspozuara ndonjëherë do të vijnë nga Marsi për herë të parë për tokësorët. Perseverancë nuk do të kthehet më kurrë në planetin tonë. Gjithsesi, mostra dhe kampione nga Marsi, do të kthehen për t’u studiuar nga shkencëtarët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore