Lajme

Fshati boshnjak emërton kraterin e planetit Mars


Fshati Jezero, Bosnje dhe Hercegovinë

Banorët e një fshati të vogël në Bosnje dhe Hercegovinë, po përgatiten të shohin uljen e sondës Perseverance në Mars, pranë një krateri në planetin e kuq, të emërtuar si vendlindja e tyre, Jezero.

Kjo do të jetë një ditë historike për 1 mijë fshatarët e zonës. Disa, e përshkruajnë ngjarjen me një ndjenjë krenarie. Kjo, pavarësisht varfërisë që ka kapluar vendin që prej luftës së Bosnjes, në vitin 1990.

Nasa lajmëroi autoritetet e fshatit në vitin 2019, se kishte në plan të emërtonte një krater 45 kilometra në Mars, mbas fshatit boshnjak të Jezeros.

Kjo, për shkak të ngjashmërisë të natyrës së fshatit, me peisazhin që vrojtohet nga pamjet satelitore të kraterit.

Perseverance, do të ulet në Mars të enjten e 18 shkurtit, rreth orës 22 , me atë lokale të Tiranës. Ngjarja pritet të ndiqet në transmetim direkt në të gjithë botën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore