Sport

Laçi triumfon ndaj Skënderbeut me ishin-Guindo


Skuadra e Laçit ka arritur të mposht Skënderbeun me shifrat 2-0 në shtëpi. Të dy golat e kurbinasve u shënuan nga sulmuesi nga Mali, Saliou Guindo.

Guindo në vitin 2018 ka qenë pjesë e korçarëve, para se të largohej në drejtim të Bylisit dhe më pas te Laçi. Trajneri Mirel Josa ka debutuar me fitore në stolin e bardhezinjëve nga Kurbini.

Ndeshja u luajt për javën e shtatë në Abissnet Superiore. Laçi mori fitoren e dytë këtë sezon, që është dhe e dyta radhazi.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 40. Guindo realizoi me ane të një 11 metërshi. Goli i dytë erdhi në minutën e 65.

Laçi shkon në kuotën e tetë pikëve dhe renditet në vendin e shtatë në kampionat. Skënderbeu qëndron në kuotën e tre pikëve dhe në vendin e fundit. Për korçarët nuk ka ende një fitore për këtë sezon të ri.

Renditja e Superiores:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore