Lajme

Kusari-Lila “ishi i të gjithëve”, sipas LDK-së


“Zelli i saj për t’i shërbyer shefave është i gërditshëm, është i poshtër”, thotë deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti për shefen e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusarin, pasi kjo e fundit theksoi se “Kurti nuk e njohu Zajednicën, teksa shtoi se “Vuçiç-i e kishte pyetur Hotin në mënyrë poshtëruese ‘a kupton serbisht’.

Por, sipas ish-kryeministrit Hoti, “Kusari kush i ka gjasat të mira i shkon mbrapa”,

“I ka shkuar PDK-së na ka ardhur neve në vitin 2017, nuk i ka lënë kandidatët e LDK për të folur në fushatë zgjedhore”, ka shtuar Hoti.

Ndërsa kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ia ka përmendur Kusarit emrat e partive që i ka ndërruar.

“Ish-këshilltares së Bajram Rexhepit, ish-nënkrytares së Behgjet Pacollit në AKR, ish-zëvendëskryeministres së Hashim Thaçit, ish-partneres së koalicionit dhe ish-deputetes së Isa Musafës në LDK dhe shefes së deputetëve të LV-, nuk po flas për pesë persona, por po flas për një”, potencoi Abdixhiku.

I pari i LDK-së, duke aluduar në Kusarin, shtoi se “nuk mund ti flas për një çështje që nuk e kupton, siç është moraliteti dhe kurrizi politik”.

Në anën tjetër, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, duke i reaguar Hotit, ka potencuar se asnjëherë nuk i ka tradhtuar partnerët e koalicionit.

“Ju lumtë që për një çështje të vetme u pajtuat me zotëri Abdixhikun, në sulmin tuaj ndaj meje, se për gjitha tjera vërehet dallimi dhe beteja e juaj e brendshme politike”, shtoi ajo.

“Në vitin 2017 kam nënshkruar marrëveshje koalicioni me ish-kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën për të garuar në proces zgjedhor. Ishte shtabi juaj që më jepte fjalën mua në fushata, sepse duhet të kishte një atmosferë më pozitive, prej dallimit dhe lekturave, gjegjësisht ligjërimeve tuaja. Ne nuk kam vrapuar te PAN-i, përkundër juve. Nuk e kam tradhtuar asnjë partnerë të koalicionit, përkundër juve”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore