Kurtit i duket Gjykata e njëanshme: Për kërkesën e Vetëvendosjes s’po vendos qe 30 ditë, për atë të PDK-së për 3 ditë
Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, përmes një postimi në rrjetin tij social në Facebook, ka kritikuar qasjen e Gjykatës Themelore të Prishtinës, apo më saktësisht shpejtësinë e reagimit të gjyqtarëve të kësaj gjykate kur në pyetje janë ankesat e paditë e asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
I pari i ekzekutivit ka pyetur se “kush vendos për shpejtësinë e reagimit të gjyqtarëve në Gjykatën Themelore të Kosovës?”, duke bërë një krahasim paksa të çuditshme për kohëzgjatjen e trajtimit të kërkesave kur të njëjtat dërgohen nga Lëvizja Vetëvendosje.
Për Kurtin kërkesat e dërguara nga Lëvizjes Vetëvendosje nga Gjykata Themelore në Prishtinë nuk trajtohen në afatin e përcaktuar kohor ndërsa ato të Partisë Demokratike të Kosovës procesohen për 3 ditë.
“Një muaj heshtje ndaj kërkesës së asamblistëve për masë të sigurisë, për mbrojtje të 17 mijë m2 pronë publike në Prishtinë. Masa e sigurisë, analoge me atë të masës së përkohshme, natyra e së cilës kërkon reagim të menjëhershëm të gjyqësorit, mbetet e pa adresuar për 30 ditë me radhë”, ka shkruar Kurti në Facebook.
“Ndërsa kërkesëpadinë e ish drejtorit të Fondit për Sigurime Shëndetësore, Gjykata e trajton pas 48 orësh. Si ndahen lëndët dhe pse nuk përdoret sistemi elektronik i menaxhimit të lëndëve? Kush udhëheqë me pavarësinë e gjyqësorit?”, ka shtuar ai.
Kurti, ka disa ditë që është duke u konfrontuar me sistemin e drejtësisë në vend.
Gjithçka filloi pas rastit të 11 vjeçares. E mu për këtë arsye Kurti kishte adresuar kritika në drejtim të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial.
Ai madje në mënyrë të tërthortë kishte kërkuar edhe dorëheqjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pas dhunimit të 11 vjeçares.
“Është bërë kohë e gjatë me drejtësi selektive e të pabarabartë, barra e rëndë e së cilës bie mbi supet e viktimave, kryesisht gra dhe vajza. Mos-ndëshkueshmëria ndaj dhunuesve, e edhe ndaj atyre që po i sjellin këto vendime, është e papranueshme. Shoqëria dhe shteti ynë, nuk mund të bartin koston e mospunës dhe papërgjegjësisë së prokurorëve e gjyqtarëve”, pati shkruar Kurti.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani uron Plenkoviç-in për rizgjedhjen e tij si Kryeministër i Kroacisë
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
Gantz: Kërkojmë një plan për Gazën deri më 8 qershor ose do të largohemi nga qeveria
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit