Kosova

Kurti takohet me Schallenberg, diskutojnë për thellim të marrëdhënieve mes dy vendeve


Albin Kurti - Kryeministër i Kosovës, Alexander Schallenberg - Kancelar i Austrisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është takuar me kancelarin e Austrisë, Alexander Schallenberg, të cilin edhe e ka uruar për detyrën e re.

Përmes një postimi në llogarinë e tij të Twitter, Kurti, ka thënë se Kosova dhe Austria kanë lidhje të forta, si politike ashtu edhe kulturore e historike, ndërsa ka zbuluar se ka biseduar me Schallenberg për thellim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Pata kënaqësinë të përgëzoj kancelarin, Alexander Schallenberg për detyrën e tij të re dhe për të diskutuar me të mënyrat për të thelluar marrëdhëniet tona shumë të mira dypalëshe”.

“Austria dhe Kosova kanë lidhje të forta historike, kulturore dhe politike, të cilat qeveria jonë do të vazhdojë t’i rritë”, ka shkruar Kurti në Tëitter.

Si temë e diskutimit mes dy homologëve ka qenë edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa këtë e ka bërë të ditur vetë kanerali austriak, Alexander Schallenberg.

Alexander Schallenberg – Kancelar i Austrisë, Albin Kurti – Kryeministër i Kosovës,

Po ashtu, përmes një postimi në Twitter, Schallenberg ka thënë se në takim është diskutuar rreth një forcimi të marrëdhënieve mes Austrisë dhe Kosovës.

“Takim i mirë me kryeministrin Kurti. Diskutuam për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona të ngushta dypalëshe si dhe për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

“Përsërita mbështetjen tonë të plotë për perspektivën evropiane për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Schallenberg në Twitter.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore