Kosova

Kurti dhe Sveçla presin në takim drejtorin e Përgjithshëm të Policisë


Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla nw takim me u.d e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti.

Të premten e 2 shtatorit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kana pritur në takim ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti.

Këtë e ka bërë të ditur zyra e Kryeministrit, duke thënë se në këtë takim Kurti e ka uruar Hotin për përgjegjësitë e reja.

“Kryeministri Kurti e uroi z.Hoti për përgjegjësitë e reja. Ai tha se forcimi i rendit publik dhe sundimi i ligjit janë synim yni i përbashkët”.

Ndërkaq të dy krerët i thanë se do të ketë mbështetje të plotë për vendosjen e ligjshmërisë.

“Kryeministri Kurti dhe ministri Sveçla i dhanë mbështetjen e plotë u.d. Drejtorit të PK-së, Fehmi Hoti, në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe vendosjen e ligjshmërisë në të gjithë territorin e vendit”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe u.d i Drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti.

Më 30 gusht, Fehmi Hoti është caktuar ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës tri ditë më parë.

Ai është caktuar në këtë pozitë pasi Samedin Mehmeti dha dorëheqje, pas rastit të rëndë që ndodhi në Prishtinë, ku një vajzë 11-vjeçare dyshohet se është dhunuar nga pesë persona.

Edhe, drejtori për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, Ali Gashi, ka dhënë dorëheqje.

Siç ka thënë ai këtë po e bën “si akt moral i Gashit, pasi që njëri nga të dyshuarit për dhunimin e 11-vjecares ka qenë në mbajtje të dënimit në institucione korrektuese për disa vepra penale”.

Ndërkaq pesë të dyshuarve për dhunimin e 11 vjecares iu është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Të mërkurën në Prishtinë dhe në Ferizaj të enjten kanë protestuar qindra qytetarë duke kërkuar drejtësi.

“Gra armatosuni” – mijëra protestues kërkojnë drejtësi pas dhunimit të 11-vjeçares

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore