Kosova

Kur rusët erdhën 23 vjet më parë në Aeroportin e Prishtinës – Çeku: Kanë pasur municione biologjike dhe kimike


Rusia, tinëzisht, dhe në hije nga komuniteti ndërkombëtar, arriti që e para të futej në Kosovë me qindra trupa 23 vjet më parë në Prishtinë.

Ajo që ishte skemë e fshehur ruse, u brohorit natyrshëm dhe krahëhapur nga serbët e Kosovës. Kontingjenti rus kishte ardhur nga Bosnja përmes Serbisë ia kishte mësyrë aeroportit të Prishtinës.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku, thotë se zbarkimi i rusëve në Kosovë kishte dy qëllime, politik dhe ushtarak.

Gjeneral Çekun e kishte sugjeruar komandanti i parë i KFOR-it, Michael David Jackson, që mos t’i sulmonte ushtarët rusë, që disa prej tyre ishin serbë të Bosnjës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore