Shqipëria

Kristo pas takimit me Ramën: Jemi të përkushtuar ndaj Procesit të Berlinit, s’arritëm ta ratifikojmë marrëveshjen për lëvizjen e lirë me Kosovën


Borjana Kristo

Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Kristo, në një konferencë për media me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka vizituar Sarajevën zyrtare në kuadër të turit tij dyditor në Ballkan, ka theksuar se Shqipëria dhe BeH kanë një bashkëpunim të mirë dypalësh.

“Marrëdhëniet tona s’kanë asnjë çështje të hapur. Ato duhet t’i forcojmë, si në nivel dypalësh, ashtu edhe përmes bashkëpunimit rajonal, ky bashkëpunim duhet të jetë përmes intensifikimit të bisedimeve përmes institucioneve, si dhe dialogut politik. Jam i bindur se kjo vizitë do të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve”, ka thënë ajo fillimisht.

Kritso ndër të tjera ka bërë të ditur se në bisedë, kokë më kokë, me Ramën ka njoftuar këtë të fundit për situatën aktuale politike në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Me gjithë kompleksitetin që ekziston për sa i përket marrëdhënieve institucionale, Këshilli i Ministrave ka bërë hapa përpara në çdo gjë që përmes së cilës do të garantohet siguria dhe e ardhmja evropiane, që është një nga synimet tona më të rëndësishme”, ka theksuar ajo.

Kristo ndër të tjera ka bërë të ditur se me Ramën është diskutuar edhe për Procesin e Berlinit, me ç’rast ka theksuar se BeH mbështet të gjitha iniciativat rajonale, por që mbetet e përkushtuar ndaj procesit të Berlinit.

Ajo ka folur edhe për tri marrëveshjet e Procesit të Berlinit – Lëvizjen me Letërnjoftime, Njohjen e Kualifikimeve të Arsimit të Lartë dhe Njohjen e Kualifikimeve Profesionale të Mjekëve, Stomatologëve dhe Arkitektëve – duke theksuar se për njërën prej tyre, pra marrëveshjen e cila do të mundësonte largimin e regjimit të vizave në mes të Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, nuk ka konsensus.

“Për të treguar përkushtimin tonë, sigurisht që duhet të bëjmë një përpjekje shtesë për të treguar besueshmërinë tonë dhe për t’i dërguar marrëveshjet në ratifikim. Unë informova Kryeministrit se i kemi dërguar dy marrëveshje institucionit të Presidencës, për fat të keq nuk kemi konsensus politik për një marrëveshje, por shpresojmë që me përpjekje shtesë ta arrijmë atë kur të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë”, tha Kristo.

Rama: Së shpejti hapim ambasadën në Sarajevë, qytetarëve të Kosovës të ju mundësohet lëvizja e lirë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore