Shqipëria

Krifca prezanton projektin e Bashkëpunimit Teknik me FAO


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, ka deklaruar se qeveria do të rrisë eficiencën e prodhimit shqiptar dhe përmbushjen e kushteve të Bashkimit Evropian (BE).

Në bashkëpunim me Organizatën e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), të mërkurën e 3 nëntorit, prezantuan Projektin e Bashkëpunimit Teknik, sipas të cilit do të implementohet rrjeti i të Dhënave të Kontabilitetit të Fermës.

Krifca vlerësoi nisjen e projektit, si një nga rekomandimet e raportit për zhvillimin e bujqësisë dhe zhvillimit rural, në përputhje me direktivat e BE-së.

“Sot do të fillojë puna për një tjetër rekomandim dhe kusht të lënë në kapitullin 11. Ne do hartojmë politikën e implementimit të rrjetit të të dhënave të kontabilitetit të fermës”, deklaroi ajo.

Për këtë dua të falënderoj shumë FAO, që e ka ndërmarrë dhe na ka mbështetur në këtë kërkesë të BE, në Progres Raport.

Më tej, ministrja shtoi se qeveria po punon për ngritjen e “Urdhrit të Agronomit” dhe mekanizmave institucionalë dhe ligjorë për mbikëqyrjen dhe asistimin e fermerit në të gjitha fazat e prodhimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore