Kosova

Kosovë: Vdes në Klinikën e Pulmologjisë i dënuari për krime lufte ndaj civilëve


Klinika e Pulmologjisë në QKUK

Një i burgosur me inicialet S.B., ka ndërruar jetë rreth orës 11:00, të ditës së premte në Klinikën e Pulmologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Këtë e ka konfirmuar për Albanian Post, zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), Florent Gashi.

Gashi ka treguar se i ndjeri ka lindur në vitin 1960, që në fillim ai ishte pranuar me diagnozë hipertensioni arterial, për të cilën është trajtuar dhe ka pas kontrolle të rregullta tek mjeku i qendrës, tek kardiologu dhe vizita të tjera specialistike.

“Pas keqësimit të gjendjes, më 05.11.2021, me rekomandim të mjekut kujdestar është dërguar në SHSKUK dhe është hospitalizuar në Klinikën e Pulmologjisë. Përkundër përpjekjeve dhe trajtimit shëndetësor të vazhdueshëm, i burgosuri ka ndërruar jetë”, ka thënë Gashi.

Ai tutje ka thënë se i njëjti ishte i dënuar me dhjet vite burgim për veprën penale, Krime lufte kundër civilëve dhe po mbahej në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Kurse, stafi mjekësor ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm lidhur me rastin. Autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore