Subjektet politike, në Kosovë, kanë afatin e fundit, ditën e shtunë, në dorëzimin e listës me emrat e kandidatëve për deputetë. Pranë Komisioni Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Vetëm 10 subjekte, kanë dorëzuar pranë KQZ-së aplikimin për certifikim, për pjesëmarrje, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Datë 14 shkurt.
KQZ-ja më herët ka bërë të ditur, se emrat e kandidatëve për deputetë, do të dërgohen pranë Këshillit Gjyqësor (KGJK) të Kosovës . Ligji konstaton, nëse personi, është i dënuar për vepër penale, me një vendim gjyqësor, të formës së prerë, nuk mund të jetë kandidat për deputet.
Listat me emra do të dorëzohen, dhe tek Ministria e Punëve të Brendshme, e Punëve të Jashtme, e Mbrojtjes dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë dhe në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se emrat do të dërgohen pranë këtyre institucioneve deri më 18 janar. Afati për kthimin e përgjigjeve, do të jetë data 20 janar.
Në rast se KQZ-ja nuk e certifikon një kandidat për deputet, ky do të bëjë ankesë pranë PZAP-së. Pas kësaj çështja, do të gjykohet nga Gjykata Supreme në KGJK. Ky proces pritet të mbyllet brenda 31 janarit.
12 janari, ishte afati i fundit i partive politike, për të deklaruar koalicionet parazgjedhore në KQZ.
Fushata zgjedhore, nga subjektet politike, do të nisë më 3 shkurt dhe përfundon më 12 shkurt. Do të zgjsë vetëm 10 ditë.
Më herët KQZ-ja, deklaroi se do të shpenzohen gati një milion euro, për fushatë zgjedhore, nga partitë.
KQZ-ja, gjithashtu, miratoi dhe buxhetin prej 5.5 milion eurosh.
Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, dekretoi zgjedhjet e 14 shkurtit, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo e fundit rrezoi Qevrinë Hoti. E cila ishte zgjedhur në mënyrë jo legjitime.
Kosova shkon, për herë të tretë benda katër viteve në zgjedhje parlamentare. /AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani: Rusia përmes satelitit të saj Serbisë paraqet rrezik aktiv për de-stabilizim të rajonit
-
Bajrami: Kurti të japë dorëheqje – ka dështuar
-
Nis takimi i Osmanit me nënsekretaren amerikane Elizabeth Allen
-
Kosova dhe ShBA-ja nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Lajmet kryesore
-
Cameron në Shqipëri, shpalos programin për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Tani Netanyahu është i rrethuar nga gjeneralët dhe vendi është me Ushtrinë
-
Osmani: Rusia përmes satelitit të saj Serbisë paraqet rrezik aktiv për de-stabilizim të rajonit