Kosova

Kosovë/Përfundon afati për deklarimin e koalicioneve parazgjedhore


Afati i partive politike në Kosovë  për të deklaruar koalicionet parazgjedhore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), përfundon  më 12 janar.

Partitë politike kanë të drejtë të deklarojnë koalicionet e mundshme deri në orën 18:00.

Pritet që të zyrtarizohet koalicioni midis Lidhjes Demokratike të Kosov ës (LDK )dhe  Aleancës për Kosovën e  Re (AKR). Gjithashtu pritet që të zyrtarizohet koalicioni i Partisë Demokratike t ë Kosovës (PDK) dhe Nismës së Fatmir Limajt.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, tha senjë koalicion i sinqertë  mes PDK-s ë dhe Nismës do të dilte fitues në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Pritet të kuptohet më tepër nese do të ketë koalicione mes partive të vogla dhe partive  të komuniteteve.  Ekziston mundësia që partitë e vogla të bëhen pjesë e listave të përbashkëta./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore