Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ditën e hënë më 21 dhjetor, ka rrëzuar qeverinë e kryeministrit Hoti, pasi e quajti të pavlefshëm votën e deputetit Etem Arifi, e cila ishte vendimtare për krijimin e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.
Gjykata Kushtetuese i kërkoi Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit që të shpallë zgjedhjet e reja brenda 40 ditëve, ndërkohë që qeveria e Hotit do të jetë në fuqi deri në krijimin e qeverisë së re.
Shefi i kabinetit të Presidentit, Faton Peci, ka thënë se “ajo do të ftojë që nesër në takim të gjithë kryetarët e partive politike për të caktuar datën e zgjedhjeve”.
Kërkesa u parashtrua pranë Gjykatës Kushtetuese nga 17 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) mbi kushtetutshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi.
Sipas vendimit të Gjykatës më 28 mars dhe 20 gusht 2019, Arifi ishte dënuar nga Gjykata e Apelit, me një vit e tre muaj burgim. Pavarësisht këtij dënimi, më 6 tetor 2019, kur u mbajtën zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, ai kandidoi dhe u zgjodh deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e krijoi qeverinë e re pas rrëzimit të qeverisë Kurti me një mocion mosbesimi. /AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vuçiçi bën llogaritjet e fundit: Do të jenë mes 29 dhe 33 vota pro Kosovës – mjaftojnë 31 për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit
-
Britania e Madhe do të votojë pro Kosovës në Këshillin e Evropës
-
Osmani takon Hovenierin: Vazhdimi i masave është i padrejtë
Lajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Lirimi nga burgu i themeluesit të Agimit të Artë zemëron antifashistët grekë
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit