Kosova

Gati një milion euro, do shpenzohen në Kosovë, nga partitë për fushatë


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në Kosovë, ka marrë vendim, që një subjekt politik ka të drejtë të shpenzojë deri në 934 mijë e 831 euro për fushatë zgjedhore. Vendimi u mor gjatë një mbledhje të mbajtur ditën e hënë.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, njoftoi se dita e martë, është afati i fundit i  deklarimit të partive, për koalicionet parazgjedhore.

Numri i votuesve në Kosovë deri tani, është 1 milion e 869 mijë e 662. KQZ-ja mbështetet në të dhënat e listës jopërfundimtare të votuesve.

KQZ, më herët, ka miratuar formularët dhe ka bërë të ditura dokumentet dhe format e aplikimit për emigrantët.

Të mërkurën KQZ-ja, miratoi buxhetin prej 5.5 milionë euro, për zgjedhjet e parakoshshme në Kosovë.

KQZ-ja do të bëjë certifikimin e  subjekteve  dhe kandidatëve të partive, nga data 21 janar deri më 22 janar./AlbanianPost.com

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore