Kosova

Kosove: miratohet buxheti për zgjedhjet


Kryetarja e Komisionit Zgjedhor (KQZ) në Kosovë, Valdete Daka, ditën e mërkurë, deklaroi se u miratua buxheti, 5.5 milionë euro, për zgjedhjet e parakoshme në Kosovë.

Partitë politike kanë një afat nga data 8 deri më 16 janar, për të aplikuar në KQZ.

KQZ-ja do të bëjë certifikimin e këtyre subjekteve dhe kandidatëve të tyre, nga data 21 janar deri më 22 janar.

Sipas KQZ-së, mbajtja e shortit për renditjen në fletëvotim do të bëhet në datën 1 shkurt.

Fushata zgjedhore do të fillojë me 3 shkurt dhe përfundon më 12 shkurt.

Anëtari i KQZ-së, Alim Rama, bëri të ditur se gjatë kësaj periudhë do të dërgohet për verifikim lista e kandidatëve në institucionet kompetente.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), si dhe institucione të tjera do të bëjnë verifikimin e listës së kandidatëve.

Ndërsa, periudha për kundërshtim të listës së votuesve, do të jetë 22 deri më 28 janar.

Certifikimi përfundimtar i listës së kandidatëve do të bëhet më 2 shkurt.

Në mbledhjen e KQZ-së u bë e ditur, se regjistrimi i personave që do të votojnë përmes postës do të fillojë më 13 janar dhe përfundon më 24 të këtij muaji.

Përsa i përket votimit me postë, do të fillojë më 2 shkurt dhe përfundon 24 orë para zgjedhjeve.

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, dy ditë më parë, shpalli zgjedhjet e parakohshme për datën 14 shkurt 2021.

Kjo deklaratë erdhi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi Qeverinë Hoti.

Qeveria Hoti ishtë zgjedhur në mënyrë jo legjitime.

Gjykata e quajti të pavlefshëm votën nga deputeti Etem Arifi, e cila ishtë vendimtare për krijimin e Qeverisë Hoti.

Kosova shkon, për herë të tretë brenda katër viteve në zgjedhje parlamentare. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore