Kosova

Haradinaj për Kurtin: Supozohet se ishte në lidhje dashurie me vajzën e një ish-ministri të Millosheviçit, i shërben agjendës serbo-ruse


Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Albin Kurti për të cilin ka theksuar se “është agjent i rekrutuar i shërbimeve serbe”.

“Unë besoj që është i rekrutuar prej shërbimeve serbe. Supozohet se ka pasur lidhje dashurie me vajzën e një ministri të Millosheviçit pak para luftës në Beograd”, tha Haradinaj gjatë një interviste në Klan Kosova.

“Supozohet që ajo lidhje ka qenë ndihmëse për kohën e qëndrimit të tij në burg, përkundër të këqijave ia kanë bërë, ka shumë shenja që tregojnë që Kurti është në shërbim të agjendës serbe dhe ruse”, u shpreh i bindur kreu i AAK-së.

Tutje, deputeti i AAK-së teksa ka folur për Kurtin, ka theksuar se ky i fundit “i ka gënjyer njerëzit” se është për bashkim kombëtar, por ai ka shtuar se “këtë e paska pasur për t’i frikësuar të tjerët nga pavarësia e Kosovës”.

Ai ka folur mbajtjen eventuale të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, teksa potencuar se kryeministri Kurti më mirë është të dorëhiqet vet, pasi për Haradinajn, kjo mënyrë “është shpëtim për të”.

“Dëshira jonë për të shkuar në zgjedhje është me shkarkimin e tij, për fajet dhe humbjet që ia ka shkaktuar Kosovës”, shtoi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore