Lajme

Koreja e Veriut u përpoq ta vidhte teknologjinë e vaksinës Pfizer


Koreja e Veriut është përpjekur të vjedhë teknologjinë e vaksinës Pfizer kundër  Covid-19 . Hacker-at u përpoqën të hack-onin serverat e prodhuesit amerikan. Ky njoftim vjen nga Agjencia e Inteligjencës së Koresë së Jugut.

Agjencia e lajmeve Yonhap shkruante se spiunët e Koresë së Jugut informuan anëtarët e parlamentit për zhvillimin në një seancë me dyer të mbyllura të Komitetit të Inteligjencës së Asamblesë Kombëtare në Seul.

Nuk u zbulua kur ndodhi sulmi apo nëse regjimi i Kim Jong-un arriti të vidhte informacione thelbësore në lidhje me mënyrën e prodhimit të vaksinës. Pfizer-i nuk ka dhënë ende asnjë deklaratë.

Agjencia e Inteligjencës në  Koresë së Jugut ka deklaruar më parë se ka tentuar të ndalojë përpjekjet e Koresë së Veriut për të hyrë në kompanitë  ku po prodhohen vaksinat në Seul.  Në dhjetor të vitit të kaluar u raportua se hacker-ët  u përpoqën të thyenin sigurinë e të paktën nëntë organizatave shëndetësore, që punojnë për prodhimin e vaksinave, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar (MB) apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Sjellim në vëmendje se kjo mund të ketë ndodhur  pas daljes së një raporti ku thuhej se hacket-at e Koresë së Veriut po përdornin fondet e mbledhura, përmes krimit kibernetik për të paguar programin e armëve bërthamore të vendit. Arka e Koresë së Veriut është goditur keq nga një seri sanksionesh ndërkombëtare që ndalojnë shumicën e tregtisë.

Në një raport konfidencial të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) thuhej se Koreja e Veriut kishte mbledhur më shumë se 316 milion dollarë në kriptomonedha për të mbështetur programet e të ndaluara të raketave bërthamore dhe balistike nga 2019 në  nëntor të vitit 2020.

Koreja e Veriut u konsiderua përgjegjëse për  kryerjen një fushate online të vitit 2013. Kjo fushatë paralizoi serverat e institucioneve financiare të Koresë së Jugut. Në vitin 2014 Koreja e Veriut  u akuzua për një sulm masiv në Sony Pictures. Gjithashtu në vitin 2017 u fajësua për sulmin kiobernetik WannaCry.

Koreja e Veriut është një nga vendet e vetme në botë që nuk ka të prekur nga coronavirus-i.Vendi ka aplikuar për dy milion doza të vaksinës të zhvilluar nga AstraZeneca.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore