Sport

Kombëtarja e hendbollisteve të Kosovës mëson kundërtshtarët në kualifikimet e ardhshme për Evropian


Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës, të mërkuren udhëtojnë për në Austri ku të premten e të shtunën i luajnë ndeshjet e fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2021.

Gjithashtu të mërkuren, hendbollistet kosovare, kanë mësuar edhe kundërshtaret e fazës së parë kualifikuese për Evropianin 2022.

Kosova do të garoj në Grupi A së bashku me Portugalinë, Luksemburgun e Qipron.

Në shortin e hedhur, Kombëtarja e Kosovës ishte në vazon e dytë.

Gjithsej në fazën e parë kualifikuese marrin pjesë 11 ekipe kombëtare të hendbollisteve që janë ndarë në tri grupe.

Fituesi i grupit avancon në kualifikimet e rregullta dhe ky natyrisht mbetet synim i vajzave tona.

Ndeshjet e fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2022” do të zhvillohen prej 31 majit deri më 6 qershor.

Ndërsa kualifikimet e rregullta fillojnë në tetor të këtij viti, dhe ndeshjet e grupit të Kosovës pritet të luhen në Portugali.

Kampionati Evropin “Euro 2022”, do të mbahet në Slloveni, Maqedoni të Veriut dhe në Mal të Zi në dhjetor të vitit të ardhshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore