Shqipëria

Klosi takon homologun saudit “për bashkëpunim dhe rritjen e shkëmbimeve turistike”


Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, të shtunën e 5 qershorit, ka zhvilluar një takim zyrtar me ministrin saudit të turizmit, Ahmed Al Khateeb.

Gjatë takimit, ata kanë diskutuar për rritjen e shkëmbimeve turistike dhe bashkëpunimin në sektorin e turizmit.

“Zgjerimi i tregjeve turistike, rritja e komunikimeve të drejtpërdrejta, rritja e shkëmbimeve bilaterale në fokus të takimit me homologun Al Khateeb”, shkruan ministri Klosi në postimin e tij, në median sociale Facebook.

Ministri Klosi të premten e 4 qershorit ka qenë për vizitë zyrtare në Athinë, ku është ftuar nga homologu grek, Haris Theoharis dhe kanë diskutuar për rritjen e shkëmbimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e turizmit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore