Jetesë & Stil

Klajdi Haruni dhe Flori Mumajesi, shfaqen në skenën e “Këngës Magjike”


Këngëtarët nga Shqipëria, Klajdi Haruni dhe Flori Mumajesi, kanë prezantuar për publikun projektin e tyre bashkëpunues të muzikës me titull – “E para”.

Dyshja, Haruni e Mumajesi, këngën e re e kanë publikuar në netët prezantuese të këngëve konkurruese për edicionin e këtij viti të festivalit “Kënga Magjike”.

“E para” është një këngë e shkruar dhe muzikalizuar nga vet Flori Mumajesi e cila është e tipit baladë dhe shtjellon një temë të dhimbshme dashurie, teksa është produkt i labelit “Threedots”.

“Me m’shkatrru e me m’lëndu, askush s’ka me ta kalu. Me m’shkatrru e me m’lëndu, ti do jesh gjithmonë e para”, janë disa nga vargjet e këngës.

Projekti më i ri nga Klajdi dhe Flori është mirëpritur nga fansat dhe për më pak se 24 orë ka arritur të grumbullojë afro 160 mijë shikime në platformën YouTube.

Dyshja do të performojnë përsëri me këngën e njejtë në netët gala të “Këngës Magjike”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore