Sport

Khedira largohet nga Juventus-i


Sami Khedira është larguar nga italianët e Juventus-it, për t’u bashkuar me Hertha Berlin-in. Ditën e diel pritet që gjermani të kryej vizitat mjeksore dhe nënshkrimin e kontratës, për dy vite, raporton gazetari i Juventus-it për Goal.com, Romeo Agresti.

Khedira kishte që nga 1 koriku i 2015 me bardhezinjtë dhe ishte në pesë muajit e fundit të kontratës. 145 ndeshje, në të gjithë kompeticionet, ku ka shënuar 21 gola dhe 13 asiste. Pesë trofe të Serisë A, tre të Kupës së Italisë dhe një Superkupë të Italisë.

Karriera e Khedira-s te Juventus-i, u kushtëzua nga dëmtimet e shumta. Në total gjermani u ka munguar juventinëve në 92 ndeshje.

Largimi i mesfushorit ishte i paralajmeruar edhe më herët. Mesfushori kishte kohë që nuk grumbullohej me ekipin. Paga e lojtarit, diçka më shumë se 6 milionë euro në sezon, nuk e justifikonte atë që jepte gjermani. Sigurisht ndikim patën dëmtimet.

Në verë Juventus-i largoi Blaise Matuidi-n dhe Gonzalo Higuain-in, duke u liruar nga pagat e larta të tyre. Përkatësisht Matuidi 3.5 milionë euro dhe Higuain-i 7.5 milionë euro. Khedira nuk gjeti ekip në verë, ndaj dhe nuk u largua nga bardhezinjtë.

Për 33-vjeçarin, do të jetë një rikthim në Budesligën gjermane, pasi më herët ka qenë pjesë e Stutgartt-it. Ekip me të cilin në sezonin 2006/07 fitoi dhe Bundesligën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore