Lajme

Këtë fundjavë mund të vaksinohen vetëm ata që kontaktohen nga MSH-ja


Ilustrim: Vaksinimi i një të moshuari në Prishtinë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës se procesi i vaksinimit kundër COVID-19 do të vazhdojë edhe gjatë ditëve të fundjavës.

Por, në njoftim të lëshuar për media thekoi se do të vaksinohen vetëm ata qytetarë që kontaktohen nga ministria.

“Në qendrën e vaksinimit në Prishtinë – salla ‘1 Tetori’ – do të vaksinohen qytetarët, të cilët sot gjatë ditës janë kontaktuar nga Ministria e Shëndetësisë, sipas aplikimit të tyre në platformën e vaksinimit kundër COVID-19, e-Kosova, dhe sipas terminit të caktuar”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, vaksinimi në komuna gjatë dy ditëve të ardhshme bëhet sipas ftesave të marra dhe terminëve të caktuara për qytetarët nga njësitë e vaksinimit sipas listave në dispozicion.

Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit, vaksinimi do të behët vetëm për qytetarët që pranojnë thirrjen dhe japin konfirmimin për marrjen e vaksinës në qendrën e vaksinimit në komunat e tyre.

MSH, bën të ditur se gjatë këtij muaji dhe në fillim të muajit që vjen, pritet ardhja edhe e kontingjenteve  të tjera të vaksinave.

Mëngjesin e së premtes, Policia e Kosovës u desh të ndërhyjë për të vënë rend pranë sallës “1 Tetori” në Prishtinë, ku ishin mbledhur një numër i madh qytetarësh për t’u vaksinuar kundër koronavirusit.

Kosova po zhvillon fushatën e imunizimit me vaksina të dhuruara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Bashkimi Evropian.

Vendi nuk ka të nënshkruar asnjë kontratë për blerje vaksinash nga ndonjë kompani farmaceutike.

No description available.
Lokacionet e vaksinimit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore