Jetesë & Stil

Katy Perry ndezë spekulime me postimin misterioz të 4 korrikut


Data 4 korrik nuk është vetëm një kohë për të përkujtuar Shpalljen e Pavarësisë, por edhe një moment që yjet e diskografisë botërore të ndajnë festimet e tyre dhe mesazhet e Ditës së Pavarësisë me fansat në rrjetet sociale.

Sensacioni i popit Katy Perry, me ndjekjen e saj masive prej 107 milionë përdoruesish në Twitter, i la fansat e saj në mëdyshje këtë vit me një postim në dukje “kriptik”.

Postimi përbëhej nga pesë emoji pa asnjë titull shoqërues: një fëmijë, një gisht tregues, shkronjën “A”, një flakë dhe një emoji më kutinë e postës elektronike, shkruan Marca, transmeton AlbanianPost.

Fansat shprehën shpejt konfuzionin e tyre me anë te replikimeve të shumta, derisa spekulimet nisën pasi ata u përpoqën të deshifronin kuptimin e fshehur pas postimit enigmatik të artistes.

Disa teori sugjeruan një album të ri, një njoftim shtatzënie, apo edhe një deklaratë delikate politike.

Përfundimisht, përdoruesit e Twitter thyen kodin pas postimit të Perry-t në Ditën e Pavarësisë, duke zbuluar se ai përkthehej në tekstin ikonik, “Baby you’re a firework”, nga singulli i saj i super suksesshëm “Firework”.

E publikuar në vitin 2010, kënga zuri me shpejtësi vendin e parë në vende të ndryshme, përfshirë Shtetet e Bashkuara, duke u bërë kënga e katërt më e suksesshme e Perry-t.

Me kalimin e kohës, e njëjta është bërë një himn jozyrtar për 4 korrikun, duke fituar certifikatë platini 12 herë nga RIAA për shitjen e mbi 12 milionë kopjeve.

Postimet lozonjare dhe nganjëherë misterioze të Katy Perry në rrjetet sociale vazhdojnë të magjepsin miliona ndjekësit e saj, duke i lënë ata të presin me padurim lëvizjen e saj të radhës dhe duke ndezur biseda mes fansave në mbarë botën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore