Sport

Juventus-i shton kapitalin me 400 milionë euro


Bordi i Drejtuesve të Juventus-it është mbledhur ditën e mërkurë në Torino, nën drejtimin e presidentit të klubit, Andrea Agnelli-t.

Mbledhja e bordit konsistonte në shtimin e kapitalit me rreth 400 milionë euro, në mënyrë që të mbuloheshin humbjet nga Covid-19 dhe të vazhdohej me “Planin e Zhvillimit 2019/24”.

Aksioneri më i madh i Juventus-it, “Exor”, që ka 63.8% të aksioneve të klubit, ka shprehur mbështetjen për rritjen e kapitalit.

Për të arritur te qëllimi, Juventus-i është futur në bisedime me institucionet kryesore bankare në Itali. “Calcio e Finanza” raporton se Juventus-i është në kontakte me Mediobanca dhe Unicredit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore