Sport

Jorge Messi: Leo dëshiron të kthehet në Barcelonë


Babai i një nga lojtarëve më të mirë në histori, Jorge Messi është takuar me presidentin e Barcelonës, dhe ka dhënë disa lajme të mira për blaugranët.

Përmes një cicërime në Tëitter, gazetari i njohur sportiv, Fabrizio Romano, ka njoftuar se Jorge Messi ka thënë se Leo Messi dëshiron rikthimin në Barcelonë.

“Jorge Messi pas takimit me presidentin e Barcelonës, Laporta: “Leo dëshiron të kthehet në Barcelonë dhe unë do të doja ta shihja atë në Barça”. “Lëvizja e Barçës është një opsion i sigurt”, shtoi Jorge Messi

Leo Messi ka kaluar dy jo shumë të suksesshme në Paris Saint Germain, ku nuk ka arritur të fitojë asnjë trofe tjetër përvec ligës së Francës.

Pavarësisht ‘dështimit’ me klub, në dhjetorin e vitit 2022 ka fituar trofeun më të rëndësishëm në futboll, Kupën e Botës.

Kujtojmë se Messi ka pasur ofertë edhe nga skuadra Al Hilall, ku iu ofruan rreth 400 milionë euro për sezon.

Barcelona kishte probleme me financat dhe La Ligën për të nënshkruar me argjentinasin, por ndoshta Messi dhe klubi katalan do gjejnë një gjuhë të përbashkët për të kthyer legjendën blaugrane përsëri në Camp Nou.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore