Lajme

Joffre: BE ka për synim krijimin e paqes së qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë


Kryetari i sapoemëruar i delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd, Emanuel Joffre

Kryetari i sapoemëruar i delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd, Emanuel Joffre, në një intervistë për të përditshmen politike serbe “Politika.rs” ka thënë se “BE-ja është duke u përpjekjur për të arritur një marrëveshje paqeje të qëndrueshme mes Prishtinës dhe Beogradit”.

Këtë, thotë ai, BE-ja mund ta arrijë vetëm nëpërmjet dialogut.

“Kjo përshkruan një marrëveshje gjithpërfshirëse në marrëdhëniet e ardhshme, të cilat duhet të jenë baza e paqes së ndrueshme”, u përgjigj ai.

Ndërkaq, për mediumin serb tha ai tha se “ekziston një konsensus dhe kohezion në të gjitha shtetet anëtare të Unionit që Ballkani Perëndimor të integrohet në BE”.

Joffre thotë se “i njeh mirë të gjitha tregimet për gjoja ‘rraskapitjen’ nga zgjerimi të BE-së” dhe thekson se është e nevojshme të lexohen të gjitha deklaratat e samiteve të fundit të Bashkimit Evropian, sepse ato janë dëshmia më e mirë që vendet anëtare të BE-së mbështesin Ballkani Perëndimor duke u integruar në Union.

“Integrimi evropian është një proces i bazuar në merita. Ndërkohë, ne po bëjmë gjithçka që mundemi për t’u bashkuar me Ballkanin Perëndimor me mekanizma të shumtë të BE-së dhe për ta integruar më tej atë,” tha Joffre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore