Përballje

‘Jo’ Manchester United-it, për t’i thënë ‘po’ Liverpool-it


Manchester United dhe Liverpool rrallë futen në luftë për shërbimet e një futbollisti.

Mirëpo kur kjo ndodhë, futbollisti në fjalë, pas zgjidhjes së tij, do të shndërrohet në njeriun më të urryer në një qytet të futbollit.

Këtë herë, i përfshirë në klasiken angleze të merkatos, është talenti i Leeds United, Kalvin Phillips.

Dhe, sipas raportimeve nga Anglia, Phillips e ka bërë zgjidhjen tashmë

Futbollisti anglez, për shkak të besnikërisë që ka ndaj Leeds, ka zgjedhur Liverpool-in.

Kjo sepse rivaliteti United – Leeds, vazhdon të mbetet një ndër më të mëdhat në historinë e futbollit anglez.

26-vjeçari kërkohet nga Manchester United për shumë kohë tani, por djajtë nuk do të kenë sukses në transferimin e këtij futbollisti.

Gjatë verës tjetër, Phillips pritet t’i bashkohet skuadrës së Liverpool-it.

Jurgen Klopp ka thënë që skuadra e tij ka nevojë për përmirsime në mesfushë, dhe Kalvin Phillips është zgjedhur si emri për këtë repart.

Phillips do t’i kushtojë skuadrës nga Merseyside rreth 30 milionë euro.

United në anën tjetër do të detyrohet të kthejë fokusin te një mesfushorë tjetër, sepse pista e parë ka dështuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore