Sport

Jesse Lingard i gatshëm të largohet nëse trajneri nuk i jep minuta


Jesse Lingard do të largohet nga Manchester United këtë verë nëse beson se nuk do të luajë rregullisht, pasi ai është i interesuar për të luajtur me kombëtaren e Anglisë në “Qatar 2022”.

Mesfushori i Manchester United u dërgua në huazim te West Ham sezonin e kaluar, ku fitoi shumë vlerësime për paraqitjet e tij.

Sipas Times, Lingard dëshiron të luaj rregullisht në ekipin e parë dhe mund të detyrojë një rrugëdalje nga Old Trafford deri në afatin e transferimit më 31 gusht.

28-vjeçari ka bërë përshtypje në para-sezonin pasi u kthye në Manchester, duke shënuar kundër Queens Park Rangers dhe duke shkëlqyer kundër Derbit të Wayne Rooney-t.

Edhe pse Covid-19 e përjashtoi atë nga hapja e Premier League në një fitore 5-1 kundër Leeds, ai është kthyer në fushën e stërvitjes dhe ka shënuar përsëri në një miqësore kundër Burnley të martën.

Menaxheri Ole Gunnar Solskjaer thuhet se tani po mendon nëse do ta sjellë atë në skuadër kundër Southampton të dielën, por të luaj rregullisht duket thuajse e pamundur.

Bruno Fernandes gjithashtu preferon një rol qendror në numrin 10, me pozicionet e krahut të Unitedit të pajisur mirë me, Jadon Sancho, Marcus Rashford, Mason Greenwood dhe Paul Pogba të aftë për të luajtur si anësorë.

Do të ishte e vështirë për Lingard të largohej nga klubi ku u bashkua 21 vjet më parë, por me një vit të mbetur në kontratën e tij, ai është i gatshëm të transferohet ku do mund të luaj në 11-shen startuese.

Trajneri i kombëtares angleze e solli atë në skuadrën e tij të përkohshme të “Euro 2020”, por nuk e zgjodhi atë në grupin e tij të fundit me 23 lojtarë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore