Sport

Javier Tebas: Do të jetë e vështirë që Haaland ose Mbappe të transferohen në Spanjë


Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, mendon se do të jetë shumë e vështirë për klubet spanjolle të nënshkruajnë këtë verë me lojtarët si Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.

Real Madrid ka kohë që janë të interesuar për yllin e PSG-së, Kylian Mbappe, por duhet të paguajnë çmimin prej afro 200 milion euro, gjë që është e pa përballueshme për Realin për shkak të krizës së pandemisë.

Barcelona gjithashtu po mbanë ende shpresa për transferimin e Erling Haaland, por kjo lëvizje duket të jetë edhe më e vështirë, pasi që vetë lojtari kishte deklaruar kohë më parë se dëshiron të luaj në Premier Ligë, kështu duke iu lënë hapësirë klubeve angleze të transferojnë dyshen premtuese të futbollit në të ardhmen.

Lidhur me këto probleme Tebas gjithashtu deklaroj se LaLiga mund të mos jetë në gjendje të rekrutojë lojtarët më të mirë këtë verë, dhe gjithashtu tha që liga spanjolle nuk duhet të ketë frikë të humbasë yjet e tyre kryesorë – edhe nëse Lionel Messi vendos të mos rinovojë marrëveshjen e tij me Barcelona.

“Ne gjithmonë duam të kemi lojtarët më të mirë në botë” theksoi Tebas për DailyMail

“Është e qartë që nuk duam ta humbasim Messin por besoj se jemi gati për këto rrethana ”.

Ekipet si Liverpool, Man City dhe Man United të gjithë jane te interesuar per dyshen Mbappe dhe Haaland,andaj mbetet te shihet se ku do te vendosin ata të luajnë.

La Liga është e vetmja ligë në Evropë që vendos kufij të pagave në klubet e saj, por Tebas gjithashtu dëshiron që ligat tjera të Evropës ta ndjekin këtë shembull.

“Ne duhet të mendojmë për të pasur kufij të pagave në të gjithë Evropën. Duhet të ketë një rimendim”

“Pra, disa mund të kalojnë nga shtatë Ferrari në nëntë, nga tetë Lamborghini në 10? Duhet të mendojmë: shtatë është mirë. Futbolli ka nevojë për rishpërndarjen e pasurisë, ky është debati që mund të bëjmë” Përfundoi Javier Tebas.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore