Sport

Java e 23-të në La Liga, lideri hap ditën


Sot vjen La Liga me katër ndeshje të javës së 23-të.

Pas ndeshjes të së premtes kur Celta Vigo hapi javën me një fitore 3-1 përballë Elche-s, ditën e shtunë e hapin kryesuesit e Atletico Madrid.

Ata udhëtojnë për t’u përballur më Granada-n, ndeshje kjo që fillon nga ora 14:00.

Skuadra e Simeone-s do tentojë të kthehet te fitoret pas barazimit të papritur përballë Celta-s ditën e hënë.

Ndeshjet tjera të ditës janë:

Sevilla – Huesca, 16:15

Eibar – Valladolid, 18:30

Barcelona – Alaves, 21:00

Katalunasit presin Alves për të vazhduar ecurinë e mirë në La Liga dhe me synimin që të këndellen pas humbjes përballë Sevilla-s në Copa Del Rey.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore