Film

Jackie Chan shpreh vullnetin e tij për t’iu bashkuar Partisë Komuniste të Kinës


Jackie Chan

“Unë mund ta shoh madhështinë e Partisë Komuniste të Kinës, ata do t’i përmbushin premtimet e tyre, edhe atë se çfarë premtojnë për më pak se 100 vjet, ata do e bëjnë për pak dekada”, kështu është shprehur aktori i famshëm Jackie Chan në një simpozium në Beijing.

“Dua të bëhem anëtar i PKK-së”, ka thënë ndër të tjera Jackie Chan.

Një ekspert i çështjeve socio-politike në Hong Kong, Li Xiaobing, ka thënë për mediumin Global Times, se opinioni i Jackie Chan reflekton objektivisht ndryshimet që po ndodhin në botëvështrimet e elitave në Hng Kong për PKK-në.

Po ashtu, aktori i famshëm dhe ylli kinematografik Jackie Chan, së bashku me këngëtaren taivaneze Chanc Chaohan kishin performuar në operan propagandistike për nderimin e 100 vjetorit të themelimit të Partisë Komuniste të Kinës.

Të pranishëm në atë ngarje ishin i Përgjithshëm i Partisë Komuniste, Xi Jinping, dhe anëtarët e rangut të lartë të udhëheqjes së partisë. Kryeshefi Ekzekutiv i Hong Kongut Carrie Lam dhe 70 përfaqësues të tjerë.

Jackie Chan është i njohur gjithashtu si një mbështetës i kahmotshëm i Partisë Komuniste të Kinës, gjë që e bëri atë një figurë të diskutueshme në Hong Kong. Besnikëria e tij ndaj regjimit nuk ishte lëkundur asnjëherë, askur PKK-ja kishte shpërbërë liritë civile të Hong Kongut.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore