Përballje

Inter-i fiton me vështirësi derbin ndaj Atalanta-s


Inter-i ka marrë fitore të madhe, teksa në ndeshjen e javës së 15-të në Serie A e mposhti në udhëtim Atalanta-n me rezultat 2:3.

Të parët kaluan në epërsi vendasit, kur në minutën e 25-të, Ademola Lookman shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për 1:0.

Reagimi i Inter-it erdhi që në pjesën e parë, kur dy minuta para se skuadrat të shkonin në pushim, Edin Dzeko barazoi rezultatin pas një reagimi të dobët në mbrojtjen e ekipit nga Bergamo.

10 minuta pasi filloi pjesa e dytë, ishte përsëri Dzeko që shënoi, duke e kaluar për herë të parë Inter-in në epërsi.

Kurse në minutën e 62-të, mysafirët shënuan edhe golin e tretë, kur pas një harkimi nga këndi, shënoi në portën e gabuar mbrojtësi i Atalanta-s, Jose Luis Palomino.

Palomino e përmirësoi gabimin e tij në minutë e 77-të kur shënoi me kokë, por ky doli të jetë vetëm gol për statistika, pasi Inter-i deri në fund ruajti epërsinë, duke e fituar ndeshjen me shifrat 2:3.

Me këtë fitore, Inter-i ngjitet në vendin e katërt në tabelë me 30 pikë, aq sa kanë edhe Milan-i dhe Lazio, por dyjat kanë një ndeshje më shumë për ta zhvilluar.

Ndërkohë, Atalanta mbetet në pozitën e gjashtë me 27 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore