Lajme

Inteligjenca ukrainase nxjerr dokumente sekrete të pushtuesve rusë


Në duart e punonjësve të Shërbimit ukrainas të Sigurisë (SBU) kanë përfunduar dokumente sekrete të ushtrisë ruse.

Këta të fundit u bombarduan nga forcat e sigurisë ukrainase pranë Gostomel-it, provincë e Kiev-it.

Shërbimi për shtyp i SBU-së raportoi se shërbimi special dhe forcat e armatosura morën të dhëna personale për pushtuesit rusë.

Ndër të tjera ata u pajisën me fjalëkalime sekrete dhe shifra të përdorura nga Federata Ruse.

Në publikimin e tyre sqarohet se këto dokumente do t’ju lejojë të kuptojnë thelbin e bisedave të përgjuara.

Dokumentet përfshijnë gjithashtu, ekuipazhe luftarak me shenja thirrjeje të luftëtarëve dhe komandantëve.

Apo skemat e veprimeve të pushtuesve lidhur me mënyrat sulmi, tërheqjes, karburantit etj.

Një tjetër sekret i zbuluar janë edhe shenjat konvencionale të armikut, në veçanti, deshifrimi i komandave të kontrollit.

“Dokumentet e marra do të shërbejnë si bazë provash për gjykatën, ato do të lejojnë mbajtjen nën kontroll të çdo emri të pushtuesve armik dhe kushdo që mbijeton do të ndëshkohet patjetër”, tha SBU-ja në një deklaratë zyrtare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore